Telegrafi

‘Agjenti Mahrez’ – Erling Haaland shihet duke festuar me anëtarin e Cityt në Mykonos

Tifozët e Manchester City janë të bindur se Riyad Mahrez po ndihmon klubin e tij të transferuar super yllin Erling Haaland pasi dyshja u panë duke festuar në Mykonos.

Norvegjezi ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimit te Citizens, që mendohet të jenë të etur për nënshkrimin e fenomenit të Borussia Dortmundit këtë verë.

Dhe disa përkrahës të City besojnë se ata janë duke udhëhequr garën për 20-vjeçarin pas takimit me Mahrez në pushime.

Një video është shfaqur në internet nga Haaland dhe Mahrez duke festuar, ndërsa ishin me pushime – dhe kjo ka bërë që tifozët e skuadrës angleze të jenë shumë të ngazëllyer.

Një postoi në Twitter: “Agjenti Mahrez është duke punuar shumë, e adhuroj ta shoh këtë”.

Një i dytë shkroi: “Agentttttt Mahrezzzzzzz”.

Një tjetër komentoi: “Agjenti Mahrez mund ta sjellë atë (Haaland) në Etihad”.

Haaland raportohet se ka edhe vëmendjen e klubeve si, Chelsea, Manchester United dhe Barcelona. /Telegrafi/