E ardhmja afatgjatë e Romelu Lukakut në Manchester United është në dyshim pasi sulmuesi belg ka ide tjera për karrierën e tij.
Agjenti i Lukakut, Federico Pastorello ka zbuluar se sulmuesi belg ka për qëllim të provojë veten në kampionate tjera në kontinent dhe të fitojë trope gjithandej.
“Tani për tani ai është shumë i fokusuar në përfundimin e sezonit. Gara për vendin e tretë dhe të katërt në Angli është shumë i ngushtë, prandaj të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen pas sezonit”, ka thënë fillimisht Pastorello për Sky Sports.
“Është sezoni i tij i dytë këtu dhe ai ende ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij, do të shohim”.
“Ai është tip që i pëlqen të provojë përvoja të reja, lloje tjera futbolli. I pëlqen të ketë një karrierë ku luan në vende të ndryshme sepse dëshiron të fitojë disa trofe”.
“Ai synon të provojë veten dhe t’u tregojë fëmijëve të tij: “Unë fitova atje, fitua atje dhe fitova atje”, përfundoi agjenti i Lukakut. /Telegrafi/