Duket se agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorello, po tenton ta realizojë transferimin e klientit të tij te Interi.
Sulmuesi belg është duke u lidhur me një largim të mundshëm në këtë verë nga Manchester Unitedi, derisa Nerazzurët janë favorit për t’i marrë shërbimet e tij.
Pastorello ka thënë se ata janë në negociatat me skuadrën italiane rreth një transferimi të mundshëm në Giuseppe Meazza, mirëpo do të jetë një marrëveshje e vështirë.
“Kalimi i Lukakut te Interi do të ishte një ëndërr – e vështirë për ta realizuar – por besoj që asgjë s’është e pamundur”, ka thënë Pastorello për The Independent.
“Nuk është e pamundur dhe Interi po provon fort”, ka shtuar ai.
Në garë për 26-vjeçari thuhet se është edhe Paris Saint-Germain, mirëpo skuadra italiane është në pozicion ideal për ta transferuar atë. /Telegrafi/