Telegrafi

Agjenti i lojtarit: Juventusi dhe Napoli po e kërkojnë Sime Vrsaljkon

Juventus dhe Napoli kanë filluar të mendojnë për përforcimet e reja gjatë verës për sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane kanë raportuar se këto dyja skuadrat janë duke kërkuar shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë Sime Vrsaljkon.

Kështu së paku ka pohuar se menaxheri i lojtarit, Giuseppe Riso, i cili ka thënë se juventinët dhe napolitanët e dëshirojnë kroatin.

“Napoli dhe Juventusi po e kërkojnë mbrojtësin, por ka edhe ekipe të tjera evropiane që po e dëshirojnë dhe për këtë arsye nuk ka lëvizur gjatë janaruit”, tha Riso.

Futbollisti kroat ka përvojë në Itali, ku ka luajtur për Sassuolon dhe ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit te Napoli.

“Simes i pëlqen Italia, por Liga Premier është interesante për të gjithë. Nuk e di nëse Atletico Madrid do ta shesë”, tha agjenti italian.

Vrsaljko 26-vjeçar është transferuar te Atletico nga Sassuolo gjatë verës së vitit 2016. /Telegrafi/