Agjent i sulmuesit të PSG-së, Edinson Cavani e pranon se “uruguaiani mund të largohet”, ku pohon se do të formonte një partneritet të fortë te Juventusi me Paulo Dybalan.
Ish-lojtari i Napolit ka qenë i lidhur me bardhezinjtë për disa kohë, ndërsa së fundi, vëllau dhe njëherazi agjenti i sulmuesit, Fernando Guglielmone, ka pohuar se ekziston mundësia që Cacani të rikthehet në Serie A.
” Torino? Çdo gjë është e mundur në futboll. Ata janë një klub prestigjioz me një histori të madhe”.
“Në tre muajt e ardhshëm çdo gjë mund të ndryshojë. Edinson edhe mund të qëndrojë në PSG”.
“Kjo do të varet nga shumë aspekte, sepse tani sulmuesi po mendon vetëm për Ligën e Kampionëve.
“Cavani me Dybala? E pra, do të formonin një prej dysheve më të forta në Evropë. Por tani për tani vëllai im luan me PSG-në”, ka thënë ndër të tjerash Guglielmone. /Telegrafi/