Site icon Telegrafi

Agjenti i Lautaros refuzon të komentojë mbi zgjatjen e kontratës së lojtarit

Agjenti i Lautaro Martinezit, Beto Yaque ka refuzuar të komentojë mbi zgjatjen e kontratës së klientit të tij me Interin.

Emri i sulmuesi argjentinas ka qenë shumë i përfolur muajve të fundit mes një transferimi te Barcelona dhe rinovimi me Interin.

“Më kërkojnë përditësime për të ardhmen e tij çdo ditë”, ka thënë fillimisht Beto Yaque për Radio Sol.

Lexo po ashtu Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti

“Ndonjëherë preferoj të mos jap një përgjigje sepse atëherë mesazhet shtrembërohen në internet”.

“Lautaro gjithmonë ka pasur, që kur ishte djalosh i ri, një personalitet shumë të fortë, ai gjithmonë është përpjekur të arrijë të gjitha qëllimet që ka vendosur”.

“Ai është një djalë shumë i përgatitur dhe e di se çfarë dëshiron. Atij i pëlqen ajo që bën”, përfundoi agjenti i Lautaros.

Lexo po ashtu Higuain vlerëson lartë Lautaron: Ka potencial të madh, fanella e Argjentinës është e rëndë

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, oferta e fundit e Interit është pesë milionë euro në vit ndërsa kërkesa e Lautaro është 7,5 milionë euro.

Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë të përfshirë në kontratën e tij prej 2.5 milionë euro në vit që zgjat deri në qershor 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version