Telegrafi

Agjenti i Koulibalyt takohet me Chelsean – marrëveshja afër realizimit

Kalidou Koulibaly duket se do të largohet në këtë verë nga Napoli, derisa ka disa skuadra të interesuara për të.

Juventus, Chelsea, Barcelona e Manchester City, thuhet se janë të interesuar për shërbimet e tij.

Por, mbrojtësi e di se ku mund të ketë ndikim më të madh dhe ku mund të bëhet lider i mbrojtës.

Lexo po ashtu E kërkojnë Juventusi dhe Barcelona, Napoli i cakton çmimin Koulibalyt

Koulibaly shihet si i duhuri për të mbuluar hapësirat e Antonio Rudiger e Andreas Christensen te skuadra e Chelsea.

Agjenti i lojtarit, Fali Ramadani ka biseduar së fundmi me përfaqësues të Chelsea dhe palët janë në rrugë të mirë për një marrëveshje.

Senegalezi ka një kontratë të vlefshme me Napoli deri në vitin 2023 dhe akoma nuk i është përgjigjur ofertës së Napoli për rinovim. Kontrata e re me Napoli do t’i sillte 6 milionë euro për sezon. /Telegrafi/