Agjenti i mbrojtësit të Milanit, Mattia De Sciglio ka konfirmuar se shumë klube janë të interesuara, përfshirë edhe Napolin.
Është raportuar dje se Rossonerët janë duke konsideruar shitjen e mbrojtësit, në vend të Carlos Baccas, në mënyrë për të mbledhur fonde për fushatën e tyre të transferimeve.
Tani përfaqësuesi i De Sciglios i ka shtuar benzinë zjarrit, duke pranuar se ai ka pasur kontakt me Napolin.
“Sigurisht që ka shumë klube të interesuara”, ka deklaruar Donato Orgnoni për Gazzetta di Parma, transmeton Telegrafi.
“Ne jemi duke shikuar rreth e rrotull. Ai është vlerësuar shumë si në Itali dhe jashtë vendit, ne kemi pasur edhe kontakte me Napolin”, ka përfunduar agjenti i mbrojtësit italian. /Telegrafi/