Site icon Telegrafi

Agjenti i Keitas mohon se lojtari ka udhëtuar në Milano për të nënshkruar me Interin

Keita Balde u largua nga grumbullimi i Lazios duke u nisur kështu drejt Milanos.

Mjaftoi kjo që mediat të raportojnë menjëherë për një kalim të tij te Interi.

Lexo po ashtu Keita niset për Milano, brenda javës përfundon transferimi te Interi? (Foto)

Por, agjenti i lojtarit, Roberto Calenda, ka mohuar të gjitha, duke thënë se mediat kanë trilluar, ashtu siç kanë bërë shumë kohëve të fundit rreth të ardhmes së klientit të tij.

“Më parë kishte akord me një skuadër tjetër (duke iu referuar zërave për kalimin te Juventusi). Tani gati të nënshkruajë me një të re? Kishte një ditë të lirë dhe e shpenzoi ashtu siç kishte dëshirë. Shpikni më pak”, ka shkruar në profilin e tij në Twitter.

Kartoni i lojtarit konsiderohet se është rreth 20 milionë euro, shifër që Interi është i gatshëm ta paguajë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9is_NY4HyWA

Exit mobile version