Agjenti i Keita Balde Diao është takuar me drejtorin e Juventusit, Fabio Paratici, pasi Lazio njoftoi se kishin rënë dakord me Milanin.
Situata e sulmuesit është vendosur të bëhet një nga operacionet e vështira të verës, pasi që kontrata e tij do të skadojë në qershor 2018 dhe nuk ka shenja të rinovimit.
Dje (e enjte), agjenti Roberto Calenda konfirmoi se Lazio “na ka komunikuar se ata kanë arritur një marrëveshje me Milanin, kështu që kemi kuptuar se ai është në treg. Tani do të bëjmë vlerësimet tona”.
Megjithatë, ndërsa Milan ka punuar me Lazion – që besohet të jetë një ofertë prej 50 milionë euro plus bonuse në një marrëveshje të dyfishtë për Keita dhe Lucas Biglia – lojtari ende dëshiron Juventusin.
Gianluca Di Marzio ka deklaruar, sot se Calenda u takua me drejtorin e Juventusit, Paratici pas ndeshjes së Lazios, duke e përditësuar atë mbi zhvillimet e fundit.
Mbetet për t’u parë nëse Juventusi do të hyjë në një luftë oferte me Milanin për Keita, por duke pasur parasysh se kontrata e tij po skadon, ka më shumë gjasa që ata të presin deri në javët e fundit të afatit të transferimeve. /Telegrafi/