Telegrafi

Agjenti i Kalinicit konfirmon interesimin e Atleticos dhe Sevillas për kroatin   

Nikola Kalinic (Getty Images)

Agjenti i Nikola Kalinic, Tomas Erceg konfirmoi interesimin e Atletico Madridit dhe Sevillas për klientin e tij, por sipas tij e gjitha varet nga Milani.

Sulmuesi kroat duket i sigurt drejt largimit nga Rossonerët këtë afat kalimtar të verës.

Kampionati spanjoll, La Liga, duket si destinacioni i tij më i mundshëm dhe interesimin e skuadrave të mëdha e konfirmon vet agjenti i kroatit.

Lexo po ashtu Atletico rivalizon Sevillan për Kalinicin

Sipas agjentit të Kalinicit, Atletico Madridi dhe Sevilla janë të interesuara për shërbimet e klientit të tij, por e gjitha do varet nga Milani.

Kalinic pritet të largohet nga Milani (Getty Images)

“Kur Milani të marrë vendimin e tyre ne do ta vlerësojmë atë”, ka thënë fillimisht Erceg për Estadio Deportivo.

“Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë vendosin ata”.

Lexo po ashtu Kalinic shumë afër kalimit te Atletico

“Atletico Madridi është i interesuar, ne nuk mund ta mohojmë këtë”.

“Sevilla? Po, ka disa opsione të hapura, por kjo varet nga Milani”, përfundoi agjenti i kroatit. /Telegrafi/