Agjenti i Nikola Kalinic, Tomas Erceg konfirmoi interesimin e Atletico Madridit dhe Sevillas për klientin e tij, por sipas tij e gjitha varet nga Milani.
Sulmuesi kroat duket i sigurt drejt largimit nga Rossonerët këtë afat kalimtar të verës.
Kampionati spanjoll, La Liga, duket si destinacioni i tij më i mundshëm dhe interesimin e skuadrave të mëdha e konfirmon vet agjenti i kroatit.
Sipas agjentit të Kalinicit, Atletico Madridi dhe Sevilla janë të interesuara për shërbimet e klientit të tij, por e gjitha do varet nga Milani.
“Kur Milani të marrë vendimin e tyre ne do ta vlerësojmë atë”, ka thënë fillimisht Erceg për Estadio Deportivo.
“Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë vendosin ata”.
“Atletico Madridi është i interesuar, ne nuk mund ta mohojmë këtë”.
“Sevilla? Po, ka disa opsione të hapura, por kjo varet nga Milani”, përfundoi agjenti i kroatit. /Telegrafi/