Agjenti i mbrojtësit Patrice Evra ka mohuar një rikthim të veteranit te Juventusit, pasi sipas tij ekipi italian nuk kanë nevojë për të tani.
Juventusi po ka probleme të mëdha me lëndime sidomos në mbrojtje, ku mungojnë Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli.
Ka pasur njoftime se 37-vjeçari francezi iu ofrua klubit italian si zgjidhje për krizën e lëndimit, por sipas agjentit të tij një gjë e tillë nuk mund të ndodh.
“Nuk mendoj se ata kanë nevojë për atë tani”, ka thënë fillimisht agjenti Federico Pastorello për Rai Sport.
“Jam i bindur se Evra do të ishte shumë i lumtur për këtë ide, edhe nëse nuk kemi folur për këtë, sepse nuk kemi pasur kontakt me Juventusin”.
“Vetëm thjesht në aspektin taktik, nuk mendoj se ai është lojtari që ata kanë nevojë për momentin”.
“Duket si ‘fantasy football'”, përfundoi agjenti i mbrojtësit francez.
Ndryshe, Evra është lojtar i lirë që nga skadimi i kontratës së tij me West Ham Unitedit në muajin korrik. /Telegrafi/