Pretendohet se agjenti i mesfushorit të Napolit, Jorginho ishte në Etihad për miqësoren e Italisë me Argjentinën, ku mbajtur takime me zyrtarët e dyja klubeve të Manchesterit – Cityt dhe Unitedit.
Sipas Rai Sport, përfaqësuesi Joao Santos ka ndjekur për së afërmi humbjen e Azurrëve ndaj Argjentinës me rezultat 2-0 në qytetin e Mançesterit.
Ai thuhet se nuk ishte vetëm për të mbështetur klientin e tij në një formacion të ri 4-3-3, por gjithashtu edhe për të diskutuar rreth karrierës së re në Ligën Premier.
E ardhmja e 26-vjeçarit mbetet në dyshim dhe mund të varet shumë nga fakti nëse Napoli mund të fitojë Scudetton.
Disa klube të tjera të ligës elitare italiane gjithashtu besohet të jenë të interesuar për brazilin e lindur në Itali, duke përfshirë Liverpool dhe Chelsea.
Nuk duhet të përjashtohet edhe mundësia e kalimit te skuadra tjetër londinez e Arsenalit.
Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 126 paraqitje për napolitanët dhe ka shënuar dy gola në të gjitha garat. /Telegrafi/