Telegrafi

Agjenti Jorge Mendes i ofron shërbimet e Bruno Fernandes gjigantit spanjoll

Barcelona dhe veçanërisht Joan Laporta, ka një marrëdhënie të ngushtë me agjentin Jorge Mendes dhe ky raport i tyre është mirë i dokumentuar, pasi ai i ka ndihmuar blaugranasit që të arrijnë disa marrëveshje të mira.

Joao Felix dhe Joao Cancelo u bënë pjesë e Barcelonës verën e kaluar në formë huazimi, dhe tani agjenti portugez mund t’i ndihmojë blaugranasit që të orkerstrojnë edhe disa marrëveshje të reja.

Sipas një raportimi nga El Nacional, Bruno Fernandes mund të bëhet portugezi i fundit i cili vesh fanellën e Barcelonës, dhe është pretenduar që kapiteni i Man Utd është ofruar tek Barcelona pikërisht nga Mendes, i cili është agjenti i tij.

29-vjeçari po konsiderohet të jetë njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, ani pse paraqitjet e tij këtë sezon nuk kanë qenë në nivelin e dëshirueshëm.

Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës goditet nga ‘virusi FIFA’ pasi ka pësuar një lëndim me kombëtaren

Fernandes mban një pozitë që Barcelona po synon ta përforcojë, pasi ata nuk kanë një lojtar i cili mund të luajë pozitat 8/10, përveç Fermin Lopez.

Në këtë mënyrë, Fernandes do të ishte një transferim i mirëseardhur, por problem pritet të jetë shuma e parave që ‘Djajtë e Kuq’ do të kërkojnë për lirimin e tij.

29-vjeçari është paraqitur në 27 ndeshje në Premier League këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke bërë gjashtë asistime./Telegrafi/