Agjenti i Antonio Contes “do të preferonte të mos thoshte asgjë” për Interin, pasi është në dorën e menaxherit të Chelseat për të vendosur të ardhmen e tij.
Ish-trajneri i kombëtares italiane ka qenë i lidhur ngushtë me Nerazzurët, pasi mendohet se pronarët Suning Group e kanë bërë atë objektivin e tyre numër një.
Megjithatë, Conte është afër të fitimit të titullit të Ligës Premier dhe Blutë, dhe nuk ka gjasa të largohet pas vetëm një sezoni.
“Inter? Do të preferoja të mos thosha asgjë, sepse është për Antonion të vendosë”, ka thënë fillimisht Federico Pastorello për Sky, përcjell Telegrafi.
“Ai ka një kontratë dyvjeçare dhe Chelsea është i lumtur ta mbajë atë”, përfundoi agjenti i Contes.
Ndryshe, përveç Contes, gjiganti italian po lidhet edhe me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone, atë të Romës, Luciano Spalletti dhe trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri. /Telegrafi/