Interi është duke udhëhequr garën e skuadrave nga Serie A për shërbimet e Andriy Lunin, ka thënë agjenti i portierit të Zorya Luhansk.
Interi thuhet se e ka mposhtur Juventusin dhe Arsenalin për nënshkrimin e portierit të talentuar ukrainas, Luninit.
Agjenti i portierit, Irakli Khvedeliani ka këmbëngulur se nuk është bërë ende asnjë marrëveshje, por vuri në dukje se interesi i Nerazzurrëve është para Topçinjve, Romës, Napolit dhe Zonja e Vjetër.
“Ka disa klube në gjurmët e Luninit, njëri prej të cilëve unë mendoj se është Red Bull Salzburg nga Austria”, ka thënë fillimisht Khvedeliani për Radio Crc.
“Disa klube nga Italia kanë treguar gjithashtu një interes të fortë për Lunin”.
“Ka pasur interesim nga Juventusi në të kaluarën, ndërkohë që Interi dhe Leicester janë gjithashtu duke e shënjestruar lojtarin”.
“Nuk di për ndonjë interesim nga Napoli dhe Roma, por nuk mund të përjashtoj ndonjë kontakt me klubin”, përfundoi agjentin i portierit.
Ndryshe, Lunin është 19-vjeçar dhe paraqitjet e tij të mira me Ukrainën U21 dhe Zoryan ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij. /Telegrafi/