Telegrafi

Agjenti: Inter ka bërë ofertë zyrtare për ‘Gabigolin’

Agjenti i sulmuesit të Santosit, Gabriel Barbosa apo ‘Gabigol’ ka konfirmuar se Inter ka bërë një ofertë zyrtare prej 25 milionë euro për shërbimet e tij.

Nerazzurrët besohet të jenë në ‘Pole-Position’ për të nënshkruar me reprezentuesin brazilian, emrin i vërtetë Gabriel Barbosa, duke mposhtur konkurrencën nga Juventusi dhe Barcelona.

“Inter ka bërë një ofertë zyrtare prej 25 milionë euro për të drejtat e plota ekonomike dhe sportive të Gabigol”, ka thënë Wagner Ribeiro për Lance Net, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu ‘Gabigol’ nuk nxitohet për të zgjedhur klubin e ri

“Tani për tani ne duam ta lëmë Gabrielin e qetë. Interi është oferta e tretë zyrtare që Santos kanë marrë për Gabigol”.

“Kur Olimpiada të përfundojë – me vullnetin e Zotit shpresojmë me medaljen e artë – ne do të ulemi rreth tryezës për të zgjidhur të ardhmen e tij. Ne jemi të qetë. Unë do të ulem me Gabigol dhe familjen e tij dhe do të vendosim të ardhmen e tij”, ka përfunduar agjenti i talentit brazilian. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet