Telegrafi

Agjenti ia ofron Real Madridit mesfushorin Alcantara  

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara, thuhet se i është ofruar gjigantit spanjoll Real Madridit.

Sipas mediumit Okdiario, një agjent i ish-lojtarit të Barcelonës ishte të premten në Madrid për t’i ofruar reprezentuesin spanjoll kampionëve evropianë.

Ky medium raporton se përgjigja thuhet se ishte pozitive.

Lexo po ashtu Gjigantët evropianë në alarm, Bayerni gati t'i largojë katër yje

Drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu e konsideruan propozimin e agjentit dhe nuk përjashtuan asgjë.

Alcantara është lojtarë i akademisë La Masia (Getty Images)

Megjithatë, çdo vendim përfundimtar do t’i lihet trajnerit të ri, i cili pritet të vijë si zëvendësues i Zinedine Zidanes.

Thuhet se edhe Zidane përpara dorëheqjes së tij, kishte diskutuar me drejtuesit e klubit një transferim të mundshëm të Thiagos.

Lexo po ashtu Barcelona kërkon rikthimin e Alcantaras, ofron 50 milionë euro dhe Dignen

Një kthim në Barça po konsiderohet gjithashtu, me menaxherin teknik Guillermo Amor që hapi derën publikisht javën e kaluar.

Eduardo Inda, drejtuesi kryesor i mediumit Okdiario, ka zbuluar gjithashtu se Barcelona ka bërë kontakte të drejtpërdrejta dhe janë duke u përpjekur për të ri-nënshkruar me Thiagon. /Telegrafi/