Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara, thuhet se i është ofruar gjigantit spanjoll Real Madridit.
Sipas mediumit Okdiario, një agjent i ish-lojtarit të Barcelonës ishte të premten në Madrid për t’i ofruar reprezentuesin spanjoll kampionëve evropianë.
Ky medium raporton se përgjigja thuhet se ishte pozitive.
Drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu e konsideruan propozimin e agjentit dhe nuk përjashtuan asgjë.
Megjithatë, çdo vendim përfundimtar do t’i lihet trajnerit të ri, i cili pritet të vijë si zëvendësues i Zinedine Zidanes.
Thuhet se edhe Zidane përpara dorëheqjes së tij, kishte diskutuar me drejtuesit e klubit një transferim të mundshëm të Thiagos.
Një kthim në Barça po konsiderohet gjithashtu, me menaxherin teknik Guillermo Amor që hapi derën publikisht javën e kaluar.
Eduardo Inda, drejtuesi kryesor i mediumit Okdiario, ka zbuluar gjithashtu se Barcelona ka bërë kontakte të drejtpërdrejta dhe janë duke u përpjekur për të ri-nënshkruar me Thiagon. /Telegrafi/