Agjenti i Elseid Hysaj e ka konfirmuar se lojtari i tij do të largohet drejt Chelseat në janar nëse vazhdon që trajneri i Napoli, Carlo Ancelotti, të mos besojë tek ai.
Shqiptari ka humbur vendin si titullar dhe përfaqësuesi i tij është i pakënaqur, pasi Hysaj ka mundur të largohej në verë.
“Ai mund të kishte shkuar me [Maurizio] Sarrin te Chelsea, por Ancelotti bllokoi gjithçka”.
“Tani në katër ndeshjet e fundit Hysaj ka luajtur vetëm një”.
“Prandaj kjo ndoshta thotë se ai nuk është shumë i rëndësishëm për trajnerin. Nëse Ancelotti nuk e konsideron si lojtar dhe dëshiron ta largojë shqetësimin, ne do ta bëjmë këtë”.
“Hysaj nuk e meriton këtë trajtim të keq, duke marrë parasysh se sa ka dhënë për Napolin në tre vitet e fundit, dhe gjithashtu sepse është profesionalisht i saktë dhe i qartë në jetë”.
“Ndoshta kjo është vetëm një fazë kalimtare, pasi çdo trajner bën zgjedhjet e tij. Hysaj është bërë zgjedhja e katërt, është e drejtë që ata të komunikojnë me ne”.
“Nëse kjo është një fazë kalimtare, së shpejti do ta shohim Hysajn përsëri si startues, ose së paku duke luajtur më në vazhdimësi”.
“Por nëse Hysaj nuk futet në lojë nga trajneri, ne do të kërkojmë transferimin në janar”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi. /Telegrafi/