Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, e ka konfirmuar se Napoli ia ka ndaluar Chelseat për të nënshkruar me klientin e tij.
Lojtari i vetëm që Blutë kishin drejt ta merrnin nga napolitanët ishte Jorginho.
“Nuk ka pasur ndonjë lëvizje, por do të flasim pas tregut të transferimeve të janarit”. ka thënë Giuffredi për Calcomercato.it.
“Ai mund të shkonte te Chelsea gjatë verës. Sarri do ta merrte me vete, ai ka klauzolë në vlerë 50 milionë euro”.
“Ndoshta Napoli do pranonte edhe më pak se 45 milionë euro, por negociatat nuk filluan pasi De Laurentiis i kishte vendosur klauzolë lojtarëve që ua ndalonte kalimin te Chelsea, në përjashtim të Jorginhos“, ka shtuar agjenti.
Hysaj ka qenë një nga më të mirët në Serie A që kur iu bashkua Napolit nga Empoli.
24-vjeçari është paraqitur në 153 ndeshje për skuadrën italiane, ndërsa ende është në kërkim të golit të parë. /Telegrafi/