Telegrafi

Agjenti i Hysajt, Giuffredi: Në javët e ardhshme do takohemi me De Laurentiis rreth rinovimit

Elseid Hysaj në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit në San Paolo (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, ka konfirmuar se së shpejti do të takohet me presidentin Aurelio De Laurentiis për të folur rreth kontratës së re.

Mbrojtësi shqiptar është një nga më të mirët në Serie A dhe klubi napolitan dëshiron ta mbajë edhe për shumë vite.

“Jemi duke folur me Napolin tash e disa kohë”, ka thënë Giufferedi.

Elseid Hysaj në tentim për të ndalur Edin Dzeko (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Gulvier)

“Në javët e ardhshme do të takojë presidentin për të kuptuar se a ka kushte për rinovim”.

“Ai ka vetëm dy vite e gjysmë në kontratën e tij. Ndërsa sa për Mario Ruin, ai ka tre vite e gjysmë të mbetura në kontratë dhe ka kohë për të diskutuar”.

Lexo po ashtu Dhjetë mbrojtësit anësorë më të vlefshëm në botë, Hysaj i shtati

“Pres shumë nga të dy lojtarët në pjesën e mbetur të sezonit”, ka shtuar agjenti.

Për Hysaj kishte shfaqur interesim serioz Chelsea, por oferta e klubit anglez ishte refuzuar. /Telegrafi/