Site icon Telegrafi

Agjenti i Hysajt flet për të ardhmen e shqiptarit

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj po rimendon të ardhmen e tij te klubi italian, Napoli.

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë pritej të largohej në fund të sezonit, pasi nuk po luante dhe nuk ndihej mirë në San Paolo.

Por, agjenti Mario Giuffredi ka thënë se tani pasi fitimit të Kupës së Italisë ka ndryshuar situata dhe ylli shqiptar po rimendon të ardhmen e tij me klubin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Elseid Hysaj

“Gjërat kanë ndryshuar nën Gattuson dhe ne biseduam me klubin për situatën”, ka thënë fillimisht Giuffredi.

“Ne po diskutojmë për rinovimin e kontratave edhe për Giovanni Di Lorenzo dhe Mario Rui. Është një grup fantastik, të gjithë nxituan të përqafojnë Gattuson në bilbilin e fundit, duke treguar se sa shumë e duan trajnerin”.

“Ai meriton të gjitha afeksionet në botë”, përfundoi agjenti i shqiptarit. /Telegrafi/

Exit mobile version