Agjenti i Christian Eriksen, Martin Schoots ka folur për mundësinë e një rikthimi në Ligën Premier për ish-mesfushorin e Tottenham Hotspur.
Eriksen njoftoi të martën publikisht se do të vazhdojë karrierën e tij dhe synon ta luajë me Danimarkën në Botërorin “Katar 2022”, por ende nuk dihet se çfarë sjell e ardhmja për sa i përket klubeve.
Megjithatë, agjenti i Eriksenit tregon se një rikthim në futbollin anglez është padyshim i rëndësishëm.
“Të luaj sërish në Angli do të ndihej patjetër sikur të kthehet në shtëpi te Chris dhe familja e tij”, ka thënë fillimisht Schoots për BBC.
“Christian është trajtuar jashtëzakonisht mirë nga populli britanik”.
“Jo vetëm për shkak të aftësive të tij të klasit të lartë në futboll, por edhe për shkak të vlerave të tij njerëzore, modestisë dhe altruizmit”, përfundoi agjenti.
Eriksen është një lojtar i lirë pasi u detyrua të ndërpresë marrëveshjen e tij me Interin pasi asnjë atlet nuk lejohet të luajë në Itali me një pajisje të implantuar. /Telegrafi/