Telegrafi

Agjenti: Guarin është gati ta ulë pagën për tu kthyer te Interi

Fredy Guarin do të ishte i gatshëm të ulë pagën e tij për një rikthim në Inter nga Shanghai Shenhua, ka thënë agjenti i tij Marcelo Ferreyra.

Mesfushori i Kolumbisë i ishte shitur nga Interi tek klubi nga Superliga e Kinës për 13 milionë euro në janarin e vitit 2016.

Megjithatë, dashuria e tij për klubin italian nuk është shuar asnjëherë dhe Guarin shpeshherë ka folur në lidhje me Interin.

Lexo po ashtu Guarin: Dua të kthehem te Interi

Për dashurinë e kolumbianit me Interin ka folur edhe vet agjenti i mesfushorit, i cili ka thënë se klienti i tij do të ishte i gatshëm ta ulte pagën për tu rikthyer te Nerazzurrët.

Guarin duke festuar një gol së bashku me Medelin (Getty Images)

“Ai rinovoi kontratën e tij edhe për dy vjet, por jo gjithçka domosdoshmërisht shkon ashtu siç prisni. Ne do të shohim se çfarë Interi do të thonë dhe të bëjë”, ka thënë fillimisht Ferreyra për Passione Inter.

“Fredy ka mbajtur veten në gjendje të mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Ai është ende shumë i motivuar dhe përballë një thirrje nga Interi, ai do të jetë gati”.

Fredy Guarin (Getty Images)

“Rroga e tij nuk është problem, pasi ai do të ishte i gatshëm ta ulë pagën e tij për një kthim në Inter”, përfundoi agjenti i kolumbianit.

Ndryshe, Guarin mbajti veshur fanellën e Interit nga viti 2012 deri në 2016 dhe ai mbush 32 vjet javën e ardhshme. /Telegrafi/