Në ditët e fundit kanë qarkulluar zëra se Juventusi dhe Roma po punojnë për një shkëmbim mes Gonzalo Higuainit dhe Kostas Manolasit.
Për këtë ka folur vëllai, njëkohësisht agjenti i sulmuesit argjentinas, Nicolas.
“Unë dhe Gonzalo kemi vendosur që nëse rikthehet të luajë në Itali, ta bëjë vetëm me Juventusin”.
“Për një rikthim tek River Plate është ende shpejt”.
“Ai është 31 vjeç dhe unë jam i sigurt se pushimet do e ç’lodhin atë dhe kështu mund të jetë gati për Juventusin. Ai mund të bëjë akoma diferencën”, ka thënë Nicolas.
Me këto fjalë Nicolas hedh poshtë çdo mundësi për rikthimin e Gonzalo Higuain në Serie A, të paktën jo në një skuadër tjetër përveç Juventusit.
Ardhja e Maurizio Sarrit si trajner te “Zonja e Vjetër” mund të ndryshojë gjithçka. /Telegrafi/