Agjenti i Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa ka konfirmuar se bisedimet janë në proces që sulmuesi i Interit të bashkohet me gjigantin portugez, Sporting Lisbona.
Raportet e mediave u shfaqën të enjten se Gabigol ishte i hapur për t’u bashkuar me Sportingun në huazim.
Edhe agjenti brazilian i sulmuesit, Wagner Ribeiro konfirmoi këto pretendime, duke treguar se janë në bisedimet me presidentin e klubit portugez.
“Ne po flasim me Presidentin Bruno de Carvalho. Do të shohim nëse mund ta mbyllim marrëveshjen”, tha përfaqësuesi i Gabigolit.
Interi ka paguar te Santos plot për 29.5 milionë euro për sulmuesin e talentuar brazilian, por ai nuk arriti të fillonte asnjë ndeshje të vetme në Serie A, duke iu dhënë vetëm një pjesë e vogël e paraqitjeve si zëvendësues dhe një fanellë titullari në Kupë. /Telegrafi/