Të gjithë kanë përvoja të hidhura me stresin, e veçanërisht personat të cilët kanë për të bërë prezantime para dhjetëra apo qindrave njerëzve.
Si ta menaxhoni përshtypjen të cilën e lini te të tjerët kur jeni nervoz? Si i kontrolloni sjelljet e juaja? Të gjitha këto pyetje na vijnë në mendje dhe vetëm sa na bëjnë më nervoz, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Navarro, ish agjent i FBI-së, thotë se ekziston një arsye e mirë prapa asaj se përse jeni të zemëruar apo stresuar.
Ndoshta është hera e parë që po takohesh me një person të caktuar, jeni në një intervistë pune apo jeni duke e bërë një prezantim të mahnitshëm. Pra, ai rekomandon që këtë të mos e fshihni.
Përkundrazi, Navarro thotë se nëse e pranoni se jeni nervozë – dhe jeni në rregull me këtë – kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit që po përjetoni.
Sipas tij, mposhtja e stresit varet nga strategjia tri-hapëshe:
– Deklaroni ndaj vetvetes se jeni të stresuar apo shqetësua
– Deklaroni ndaj audiencës se jeni të stresuar/shqetësuar
– Adaptoni sjelljet e juaja të nervozës.
Hapi i parë mund të jetë më i vështirë sepse hulumtimet kanë treguar se në situata me nivele të larta të stresit, impulsi i përgjithshëm i njerëzve është të përpiqen të qetësohen. /Telegrafi/