Christian Eriksen e ka ndërprerë kontratën me Interin me pëlqim të ndërsjellë, ndërsa agjenti i tij ka deklaruar se Italia është vendi i vetëm ku danezi nuk mund të luajë.
Ndërprerja e kontratës ka ardhur, pasi u bë e qartë se mesfushorit nuk do t’i jepej leja për të luajtur derisa kishte një defibrilator të implantuar në gjoksin e tij.
Kjo për faktin se prezenca e pajisjes është shenjë e një gjendje të vazhdueshme shëndetësore për të rinisur punën e zemrës në rast se do të ndalej përsëri.
OMG Eriksen collapsed on the field 😭 pic.twitter.com/9d2Z1oC8yK
— Timonieri 🇦🇷 (@Hovston) June 12, 2021
“Christian dëshiron të vazhdojë të stërvitet në Milano, sepse aty jeton me familjen, por Italia është vendi i vetëm ku zyrtarisht i është ndaluar praktikimi i sportit me një defibrilator të implantuar”.
“Atij madje nuk i lejohet as të shkojë në një palestër për t’u stërvitur atje. Sidoqoftë, ai ndihet shkëlqyeshëm, të gjitha të dhënat që i kemi nga testet fizike janë shumë pozitive. Nuk ka arsye për të mos ëndërruar ose për të mos shpresuar”, ka deklaruar agjenti Martin Schoots për Ekstra Bladet.
Përfaqësuesi i Eriksenit ka thënë se janë katër klube të interesuara për shërbimet mesfushorit, ndërsa në mesin e tyre është edhe një klub danez. /Telegrafi/