Telegrafi

Agjenti i Eriksenit arrin në Itali, tentohet shpejtimi i transferimit te Interi

Agjenti Martin Schoots thuhet se ka zbritur në Milano për të ndihmuar që të sigurohet transferimi i Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur te Interi.

Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, mesfushori danez ka negociuar me Nerazzurrët dhe se ai ka pranuar të nënshkruajë një marrëveshje deri në qershor 2024.

Drejtori i Interit, Piero Ausilio udhëtoi dje në Angli, por pas kthimit të tij në Italia tha se nuk kishte “asnjë zhvillim”.

Lexo po ashtu PSG i bashkohet garës, Interi rrit ofertën për Eriksenin

Tani Schira shkruan se Schoots ka mbërritur për të ndihmuar në përshpejtimin e negociatave midis Spurs dhe Interit dhe për të bërë të mundur një transferim të menjëhershëm të danezit.

Bisedimet dyshohet se kanë ngecur për shkak të një kërkese prej 20 milionë eurosh nga Spurs.

Në anën tjetër, Interi shpreson të sigurojë lojtarin për 15 milionë euro, pasi kontrata e Eriksen do të skadojë në fund të sezonit aktual. /Telegrafi/