Telegrafi

Agjenti e ofron Ronaldon te Manchester City

(Foto: Instagram/cristiano)

Mediat sportive vazhdojnë të spekulojnë për të ardhmen e superyllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka marrëveshje me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2022, mirëpo raportohet se ai mund të largohet nga klubi italian gjatë këtij afati kalimtar.

Paris Saint-Germaini ishte favorit për shërbimet e 36-vjeçarit, mirëpo klubi francez vendosi të nënshkruante me Lionel Messin, pasi që superylli argjentinas mbeti lojtar i lirë duke mos e rinovuar kontratën me Barcelonën.

(Foto: Instagram/cristiano)

Sipas Corriere dello Sport agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes e ka ofruar klientin e tij te Manchester City.

Objektivi kryesor i kampionit të Anglisë është Harry Kane dhe në rast të dështimit të këtij transferimi, atëherë CR7 do të ishte opsion real. /Telegrafi/