Agjenti i sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, ka konfirmuar se ai nuk është duke marrë parasysh një lëvizje në Real Madrid, ndërsa e krahasoi boshnjakun me sulmuesin holandez, Marco van Basten.
30-vjeçari boshnjak ka qenë në formë sensacionale këtë sezon, duke shënuar 24 gola në 32 paraqitje për Giallorossët, dhe duke çuar thashethemet të përfolën Real Madridin në mesin e klubeve të tjera të interesuara për të.
“Ai është tashmë në një klub të madh. Roma ka një pronësi të madhe, një bazë të madhe tifozësh dhe unë nuk shoh ndonjë arsye për të ndryshuar, nëse ju jeni në një vend të mirë”, tha Silvano Martina për Mediaset, pasi u pyet për spekulimet Madrid.
“Lojtari ka qenë gjithmonë i fortë. Ai ka shënuar mbi 200 gola në karrierën e tij dhe në disa ndeshje që ai është i vetmi lojtar i cili më kujton të madhin Marco van Basten”, përcjell Telegrafi.
“Ekipi luan për të dhe Luciano Spalletti e lë atë të lirë për të luajtur lojën e tij. Edhe në ndeshjet që ai nuk ka shënuar, ai ka luajtur shumë mirë”.
“Ai kishte disa vështirësi vitin e kaluar pasi ndryshoi ligat, pastaj me Spallettin ai gjeti qëndrueshmëri. Klubi ka besim tek ai dhe ai është duke treguar atë që ai mund të bëjë”, përfundoi agjenti i Dzekos. /Telegrafi/