Agjenti i Edin Dzekos, Irfan Redzepagic, është kthyer edhe një herë të flas për refuzimin e Chelseat në janar.
Sipas tij refuzimi që sulmuesi boshnjak ia bëri Bluve është në të mirën e të gjithëve.
“Edin nuk kishte nevojë të dëshmonte mbrëmë se është një nga sulmuesit më të mirë në botë”.
“Le të themi që të gjithë kanë përfituar nga refuzimi i Chelseat. Ishte mirë për Romën, për tifozët dhe vet Edinin, pra jemi gjithë të lumtur”, ka thënë Irfan për TuttoMercatoWeb.
Roma humbi në Camp Nou në ndeshjen e parë me rezultat 4-1, ndërsa të dytën e fitoi me rezultat 3-0 në Olimpico dhe me këtë rast vazhdoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Barçën.
Në Ligën e Kampionëve në dhjetë këtë sezon Dzeko ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime.
Në Serie A ka shënuar 14 deri më tani në 30 paraqitje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=u-E9HcbAEWk