Edin Dzeko nuk do të largohet nga Roma – ka thënë agjenti i lojtarit.
Sulmuesi boshnjak u transferua te Giallorossët në verën e kaluar nga Manchester City, por arriti të shënojë vetëm tetë gola në sezonin e parë në Serie A.
Forma e tij e jo e mirë ka nxitur spekulime për largimin e mundshëm nga Stadio Olimpico, ndërsa Interi dhe Sunderlandi janë ndër klubet e interesuara për të.
“Ai do të qëndrojë qind për qind te Roma. Ai dëshiron të dëshmojë se është lojtar i klasit botëror dhe këtë do ta bëjë me fanellën e Giallorossëve”.
“Ofertat tjera nga Italia? Nuk kam koment. Raporti i tij me Spallettin? Është i shkëlqyer”, ka deklaruar Irfan Redzepagic për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/