Telegrafi

Agjenti dyshon në transferimin e Cavanit te Interi

Ish-agjenti i sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, Claudio Angelucci  dyshon se uruguaini do të përfundojë në Itali.

Cavani do të mbetet pa kontratë apo lojtar i lirë në verë dhe është lidhur me një transferim te Interi.

Megjithatë, ish-agjenti i sulmuesit uruguaianit, Angelucci ka thënë se dyshon në transferimin e Cavanit në Serie A.

“Ai nuk ka pasur lëndime të mëdha, ai është akoma i paprekur dhe mbi të gjitha ai është një kafshë nga pikëpamja mendore”, ka thënë fillimisht Anelucci.

“Ai është gjithmonë i uritur për gola”.

“Nuk e di se cilat janë planet e Interit, por nëse ata tashmë kanë Lukakun, Lautaron dhe Sanchez, atëherë një marrëveshje për Cavani nuk është e thjeshtë”, përfundoi agjenti. /Telegrafi/