Telegrafi

Agjenti i Dybalas: Nuk jam në Torino, nuk ka transferim te PSG

Agjenti dhe vëllai i sulmuesit të Juventusti, Paulo Dybala, ka thënë se ai nuk ka shkuar në Torino, pas spekulimeve se ai ka takuar drejtuesit e PSG-së.

Të martën paradite është spekuluar se agjenti i Dybalas ka shkuar në Paris për bisedime me PSG-në.

Përfaqësuesi i Dybalas ishte nervoz kur u pyet për këto spekulime që u shfaqën në mediat e ndryshme sportive evropiane.

“Unë nuk jam në Torino dhe unë kam asgjë për të shtuar”, u shpreh ai për Corriere di Torino.

Publikimi sqaron se ekziston një krizë diplomatike mes argjentinasit dhe Bianconerëve, pasi edhe bisedimet për rinovim kanë ngecur.

Ai pritet që të rikthehet në krye të sulmit të Juves për ndeshjen ndaj Genoas në Kupë të mërkurën.

Dybala ka kaluar nëpër një formë të dobët së fundmi që ka detyruar Allegrin ta lë atë në stol. /Telegrafi/