Vëllai dhe njëherit agjenti i Paulo Dybalas, Gustavo ka thënë se sulmuesi është “i lumtur në klub” pas golit të fitores kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, pasi që ka raporte për një ofertë për kontratë të re te Juventusi.
Dybala shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga një kënd “i pamundur” kundër skuadrës spanjolle duke bërë që Juventusi të çimentojë vendin e parë në grup.
Gustavo Dybala, vëllai dhe agjenti i Paulos, ka thënë se numrin 10 i Juventusit po shijon një formë të mirë për momentin.
“Ai shënoi golin e një gladiatori! Paulo është i lumtur për fitoren dhe golin, ai luajti një lojë me të vërtetë të mirë dhe ishte vendimtar”, ka thënë fillimisht Gustavo për Tuttomercatoweb.
Dybala kishte një verë tronditëse dhe lidhej vazhdimisht me lëvizje larg Torinos. Kur u pyet për të ardhmen e tij, vëllai i La Joya tha, “le të flasim vetëm për të tashmen”.
Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira ka thënë se Bianconerët janë duke punuar për një rinovim me argjentinasin, duke i ofruar një zgjatje dyvjeçare në kontratën e tij aktuale, me pagë rreth 10 milionë euro në sezon.
Ndryshe, Dybala iu bashkua Juves në vitin 2015 nga Palermo për një shifër ta raportuar prej 40 milionë eurosh. /Telegrafi/