Telegrafi

Agjenti i Depay gjendet në Itali, transferimi te Juventusi duket afër

Memphis Depay është afër transferimit te Juventusi, pasi agjenti i sulmuesit të Barcelonës ndodhet në Itali mbrëmjen e sotme.

Reprezentuesi holandez po përpiqet të negociojë përfundimin e kontratës me Barcelonën në mënyrë që më pas t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë.

Sipas raporteve të fundit nga Sky Sport Italia, agjenti Sebastien Ledure – i njëjti njeri që negocioi me Chelsean për të liruar Romelu Lukakun për një kthim huazimi në Inter – po merret me largimin e Depay nga Barcelona.

Ledure u pa në tribunat në San Siro këtë mbrëmje për të parë ndeshjen e Interit ndaj Spezias.

Kjo është e rëndësishme, pasi ai ndodhet tashmë në Itali dhe konkretisht në Milano, ku bazohen shumica e negociatave të tregut italian të transferimeve.

Sky Sport Italia pretendon se Depay tani është afër marrëveshjes për mbylljen e kontratës me Barcelonën, por është ende shumë larg për të zgjidhur kushtet personale me Juventusin.

Lojtari kërkon një kontratë dyvjeçare me vlerë rreth 6-7 milionë euro në sezon duke përfshirë edhe bonuset./Telegrafi/