Agjenti i Juan Cuadrados thotë se anësori nuk dëshiron të largohet nga Juventusi dhe se klubi nuk planifikon ta shesë.
Këto ditë, kolumbiani është lidhur me klube, si Paris Saint-Germaini dhe Milani, mirëpo përfaqësuesi i tij, Alessandro Lucci, e ka bërë të qartë se nuk ka asgjë të vërtetë në njoftimet e mediave.
“Juan nuk dëshiron të largohet nga Juve dhe Juve nuk planifikon ta shesë atë, prandaj të gjitha këto bisedime të supozuara nuk kanë kurrfarë baze”.
“Nuk kam dyshim se Cuadrado tërheq interesimin e klubeve tjera, por asnjë klub nuk më ka kontaktuar mua e as nuk ka nisur negociata me Juven”, ka thënë agjenti për GianlucaDiMarzio.
Kujtojmë që në muajin maj, Zonja e Vjetër e bleu Cuadradon nga Chelsea në baza të përhershme. 28-vjeçari nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2020. /Telegrafi/