Mesfushori kroat, Ivan Perisic është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.
Por Interi mund ta humbasë yllin e skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri italian, Antonio Conte po këmbëngul për transferimin e kroatit në Ligën Premier.
Sipas asaj që kanë paralajmëruar mediat angleze, Conte ka dërguar një agjent në ndeshjen derbi mes Interit dhe Romës që do të zhvillohet të dielën.
Agjenti i klubit anglez do ta vëzhgoi nga afër paraqitjen e mesfushorit kroat para se të dal Chelsea me një ofertë zyrtare.
Besohet se lideri i Ligës Premier është i gatshëm të shpenzojë mbi 40 milionë euro për Perisic. /Telegrafi/