Telegrafi

Agjenti i Caicedos sërish shkakton rrëmujë me prapaskenat mes Chelseat dhe Liverpoolit

Agjenti i Moises Caicedo pranon se Brighton ishte i etur për të shitur mesfushorin te Liverpool.

Reprezentuesi i Ekuadorit përfundimisht nënshkroi për Chelsean, por jo përpara se The Reds të bënin përpjekjen e tyre.

Manuel Sierra ka thënë për Sky Sports: “Në verë u gjendëm në një situatë mjaft të vështirë. Ne i kishim dhënë fjalën Chelseat që Moises do të bëhej lojtar i tyre, por më pas papritur lindi opsioni i Liverpoolit”.

Lexo po ashtu Dalin prapaskena të reja se si Caicedo kishte larguar të gjitha gjërat e tij nga hapësirat e Brightonit, para se të kishte marrëveshje me Chelsean

“Për disa kohë ishim në konfuzion, kokat tona po rrotulloheshin. Nuk ishim të sigurt se çfarë vendimi të merrnim. Dhe më pas drejtuesit e Brighton raportojnë se të nesërmen Moises duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Liverpool. Ishte shumë e papritur për të gjithë, krejtësisht surreal”.

“Brighton i dha (Jurgen) Klopp pëlqimin për të negociuar me Moises. Por, ne të gjithë e kuptuam shumë mirë që në fillim se nëse Chelsea barazonte ofertën e Liverpoolit, atëherë Moises do të shkonte në Londër”.

“Dua të theksoj se Caicedo i premtoi Chelseat të transferohej tek ta, prandaj kur Liverpooli bëri një ofertë, ne i kërkuam drejtuesve të Brighton të prisnin dhe të shihnin nëse Chelsea do të bënte të njëjtën ose më mbresëlënëse”, ka shtuar më tej Sierra. /Telegrafi/