Telegrafi

Agjenti i Brozovicit: Nuk mjafton klauzola, duhet të plotësohen kushtet e lojtarit

Agjenti i Marcelo Brozovic, u ka bërë thirrje klubeve të interesuara për lojtarin e tij që të mos mjaftohen vetëm me thyerjen e klauzolës prej 60 milionë euro.

Përfaqësuesi i kroatit ka shkëlqyer këtë sezon nën drejtimin e Luciano Spallettit.

Tash kroati është në radar nga klube si Manchester United dhe Arsenal që nuk e kanë problem ta thyejnë klauzolën prej 60 milionë eurosh, e cila gjendet në kontratën e lojtarit të rinovuar deri në vitin 2022.

Por, agjenti ka paralajëmruar se nuk mjafton vetëm klauzola pasi edhe lojtari duhet të pajtohet me kushtet e kontratës.

“Interi e bëri të ndihet i rëndësishëm dhe i ka dhënë përkrahjen e duhur, kështu që Marcelo është pjekur si njeri dhe lojtar”.

“Ai e sheh Milanon si shtëpi, pasi që nuk është larg prej Zagrebit kështu që nuk ka nevojë që të nxiten shumë spekulime”.

“Nëse ndonjë klub i madh botëror e do atë dhe është gati të paguajë klauzolën prej 60 milionë eurosh, atëherë duhet që të pajtohen edhe me kushtet e tij. Ai është i përqëndruar te Interi dhe po lufton për titull kundër Juventusit”, deklaroi agjenti Miroslav Bicanic për Vecernji List.

/Telegrafi/