Telegrafi

Agjenti i Brozovic zbulon se si e ktheu gishtin e këmbës Brozovic

Ndeshja Juventus – Inter, u mbyll me fitoren e vendasve 1-0.

Por Interi përveç humbjes në ndeshje, ka humbur edhe shërbimet e tre lojtarëve.

Mauro Icardi është dënuar me dy ndeshje moslojë, ndërsa Ivan Perisic me një.

Mungesë e rëndësishme është edhe ajo e kroatit Marcelo Brozovic, i cili ka thyer gishtin e këmbës.

Brozovic pas ndërrimit, ku u mendua se lëndoi këmbën

U flit se lojtari pas zëvendësimit goditi shkallët e stadiumit dhe nga aty ka marrë lëndimin, por që agjenti sqaron gjithçka.

“Miralem Pjanic. Fola pas ndeshjes me Marcelon dhe ai më tha se doli nda loja i lënduar. Dy herë Pjanic e kishte goditur në atë gisht, një herë në pjesën e parë e një herë në pjesën e dytë”, ka thënë agjenti Miroslav Bicanic për Jutarnji.

Brozovic do të mungojë me Empolin dhe Bolognan. /Telegrafi/