Marcelo Brozovic është duke u përgatitur për finalen e Kupës së Botës me Kroacinë, ndërsa agjenti i tij ka thënë se ai mund të zgjasë kontratën e tij me Interin, por që ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.
Mesfushori kroat pati një gjysmë sezon të dobët në Giuseppe Meazza gjatë vjeshtës, por një rol i ri nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti e pa atë të lulëzonte në gjysmën e dytë të sezonit.
Brozovic ka impresionuar edhe më tej me formën e tij në Kupën e Botës në Rusi, ku Kroacia do të përballet nesër me Francën.
Ndeshjet e tij të mira kanë bërë që ai të përfolët për të ardhmen e tij, por agjenti i tij ka zbuluar gjithçka çfarë mund të ndodh.
“Marcelo është i lumtur në Inter, aq shumë sa që ai mund ta zgjasë kontratën e tij në kushte të përmirësuara”, ka thënë fillimisht Miroslav Bicanic për Sportske Novosti.
“Një tjetër klub që vjen është një mundësi, pasi ekziston një klauzolë lirimi, por ne nuk jemi duke nxituar”.
“Ne jemi të lumtur në Inter. Pas Kupës Botërore, ne të dy do të shkojmë me pushime, por nëse dikush na dëshiron neve, ata gjithmonë mund të thërrasin”, përfundoi agjenti i Brozos .
Kroati ka qenë i lidhur me Manchester Unitedin së bashku me bashkëlojtarin e tij te Kroacia dhe Interi, Ivan Perisic. /Telegrafi/