Agjenti i Marcelo Brozovic zbulon Interi nuk kanë të drejtë për të bërë një kundër-ofertë nëse dikush paguan klauzolën prej 50 milionë eurove për lirimin e mesfushorit.
Reprezentuesi kroat ishte i lidhur me një largim nga Nerazzurrët në verë, por në dhjetor zgjati kontratën e tij deri në vitin 2021.
Megjithatë, ka një klauzolë lirimi për klubet që nuk janë nga Serie A, dhe përfaqësuesi i tij nuk përjashton një largim të kroatit në fund të këtij sezoni.
“Është e vërtetë, nuk kam folur për atë që nga vera e kaluar”, ka thënë Miroslav Bicanic për Vecernji List.
“Këta zëra nuk kanë efekt në Marcelon, tani ai është përqendruar plotësisht te Interi”, përcjell Telegrafi.
“Ka një klauzolë prej 50 milionë euro në kontratën e tij, dhe në qoftë se një tjetër klub vjen për Nerazzurrët me këto para, atëherë Interi nuk kanë të drejtë për një kundër-ofertë”, përfundoi agjenti i Brozovicit.
Ndryshe, për shërbimet e kroatit interesim kanë shprehur skuadra të mëdha si Juventusi, Liverpooli dhe Tottenhami. /Telegrafi/