Agjenti karizmatik italian Giovanni Branchini ka thënë se Napoli mund të transferojë në verë dyshen e njohur Diego Costa nga Atletico Madridi dhe James Rodriguezin.
Branchini ka thënë mund ta shohë presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis teksa synon transferimin e Costas në verë.
Agjenti italian gjithashtu beson se De Laurentiis do të duhet të blejë edhe një emër tjetër të madh nëse vendos të shesë Lorenzo Insignen.
Sipas tij ai lojtar mund të jetë kolumbian Rodriguez, i cili pritet të kthehet te Real Madridi pas huazimit te Bayern Munichu.
“Ndoshta Insigne do të largohet, por për Napolin është thelbësore që (Kalidou) Koulibaly të mbetet”, ka thënë fillimisht Brachini për Tuttosport.
“Nëse Insigne largohet, do të vijë një lojtar tjetër i rëndësishëm: për shembull Diego Costa”.
“Pastaj është edhe James Rodriguez, një tjetër lojtar shumë i fortë që mund të arrijë në Itali në verë”, përfundoi agjenti italian. /Telegrafi/