Site icon Telegrafi

Agjenti i Biraghit konfirmon bisedimet me Milanin

Cristiano Biraghi (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Cristiano Biraghit ka konfirmuar se mbrojtësi i Fiorentinës kishte qenë në bisedime me Milanin, por nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje.

26-vjeçari ka tashmë katër gola paraqitje për kombëtaren e Italisë, duke shënuar një gol vendimtar në Ligën e Kombeve kundër Polonisë.

Paraqitjet e tij të mira me klubin Viola dhe thirrjet e rregullta në kombëtare nga trajneri Roberto Mancini kanë bërë që klubet e mëdha të interesohen për Biraghin.

Lexo po ashtu Biraghi golin ndaj Polonisë ia dedikon Astorit: Ai më ka mësuar shumë

Agjenti i tij, Mario Giuffredi foli për Telelombardia dhe u pyet për lidhjet e mbrojtësit të majtë me Milanin.

“Çështja nuk mbaroi kurrë me Milanin”, ka thënë fillimisht Giuffredi.

“Gjatë verës ne folëm me drejtorin Massimiliano Mirabelli dhe trajnerin Gennaro Gattuso, por pastaj pronarët e klubit dhe drejtorët ndryshuan”, përfundoi ai.

Biraghi duke marrë instruksione nga Roberto Mancini (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Dera është e hapur për një rifillim potencial të negociatave me Rossonerët gjatë këtij muaji.

Ndryshe, Biraghi është lojtar i dalë nga akademia e Interit dhe së fundmi ka qenë gjithashtu i lidhur me Nerazzurrët. /Telegrafi/

Exit mobile version