Agjenti i sulmuesit Lautaro Martinez, Beto Yaque u takua me drejtorët e Interit sot (e mërkurë) dhe siguron që ai është i lumtur në klub italian.
Beto Yaque dhe stafi i tij ishin në selinë e Interit në Milano këtë pasdite dhe folën me gazetarët gjatë daljes.
“Ishte një takim që ne e kishim planifikuar dhe nuk ishim në gjendje ta bënim për shkak të COVID, kështu që na u desh të riorganizoheshim”, ka thënë fillimisht Beto Yaque.
“Lautaro është i lumtur në Inter”, shtoi ai.
Ai u pyet nëse kishte negociata për të hequr ose ndryshuar klauzolën e lirimit prej 110 milionë eurosh.
“Ne nuk folëm për këtë”, përfundoi agjenti i sulmuesit argjentinas.
Kontrata e argjentinasit do të skadojë në qershor të vitit 2023, por ka negociata të avancuara për ta zgjatur atë deri në qershor të vitit 2025. /Telegrafi/