Telegrafi

Agjenti i Bastonit me fjalë të mëdha për lojtarin që përfaqëson: Vetëm Maldini ka luajtur në këtë nivel në moshën e tij

Agjenti Tullio Tinti, që përfaqëson qendërmbrojtësin e Interit, Alessandro Bastonin, ka thënë se vetëm ish-mbrojtësi i Milanit, Paolo Maldini, ka luajtur në të njëjtin nivel me këtë moshë që ka.

Mbrojtësi i Nerazzurrëve ka bërë përshtypje të mëdha në San Siro, sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit ku ekipi i tij fitoi 2-0, ndërsa ai asistoi te goli i dytë.

“Unë kurrë nuk kam parë dikë të luajë në nivelin e tij, në moshën e tij, nëse jo ndoshta Maldini”.

“Ai ka një të ardhme të ndritshme përpara tij dhe e meriton”, ka thënë Tinti për Rai Radio 1 Sport.

Agjenti zbulon se bisedimet për një kontratë të re me Interin kanë ndaluar për shkak të një probleme ekonomike.

Marrëveshja aktuale e Bastoni skadon në qershor 2023, por sipas agjentit me situatën aktuale ekonomike, lojtari do të pres për kontratën e re. /Telegrafi/